14.6 C
New York
Monday, March 10, 2025

Buy now

Trazirat në Francë, Macron mban takim urgjent

- Advertisement -

Presidenti Emmanuel Macron po takohet me ministra dhe zyrtarë të lartë të sigurisë në qendrën e krizës emergjente të Ministrisë së Brendshme për të diskutuar situatën në të gjithë Francën këtë mbrëmje.

Në mesin e të pranishmëve janë Elisabeth Borne, kryeministrja franceze, Gérald Darmanin, ministri i brendshëm dhe ministri i drejtësisë Éric Dupont-Moretti, raporton BBC.

Më herët kemi raportuar se 45,000 oficerë policie janë vendosur në të gjithë vendin në përpjekje për të shuar protestat që kanë vazhduar për pesë mbrëmje radhazi.

Franca është tronditur nga një valë protestash pas vdekjes së Nahel Merzouk, një 17-vjeçari me origjinë algjeriane, i cili u qëllua nga një oficer policie në Nanterre në fillim të javës dhe funerali i të cilit u bë të shtunën në një xhami në Nanterre, mes një pranie të madhe sigurie.

Rreth 2.800 njerëz janë arrestuar gjithsej që nga vdekja e Nahelit më 27 qershor.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit