Home Lajme “Trazira, agresion”: Çka po synon Serbia në veri në festën e Vidovdanit?

“Trazira, agresion”: Çka po synon Serbia në veri në festën e Vidovdanit?

0
“Trazira, agresion”: Çka po synon Serbia në veri në festën e Vidovdanit?

Ditë më parë, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, kishte dhënë një paralajmërim për 28 qershor, festën e Vidovdanitm që gjërësisht u interpretua si shpallje e njëanshme e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Në Vidovdan gjithçka do të mund të shihet, serbët do të marrin hapa paqësorë në rrugën e tyre të lirisë, në pajtim me normat e së drejtës ndërkombëtare”, kishte thënë presidenti serb.

Ndërsa sot, emisari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak tha se po sheh akte të dhunshme që mund të rinisin në veri.

Po shoh akte të dhunshme që mund të rilindin sepse eskalimi vazhdon të ndodhë. Pa një marrëveshje për shtensionim nuk mund të kthehemi tek implementimi i vet dialogut. Jemi në një udhëkryq të dialogut të lehtësuar nga BE-ja”, tha ai në konferencën para ministrave të BE-së.

Agresioni serb

Liderët shqiptarë kanë bërë disa paralajmërime për rrezikun që kanoset pas ngjarjeve të fundit në vëri.

Xhelal Sveçla, ministër i Punëve të Brendshme, për Euronews Albania, ka thënë se Kosova është e rrezikuar nga një agresion i mundshëm nga Serbia.

Tutje, ai ka theksuar se madje e presin një agresion të tillë.

Kosova është subjekt i sulmeve, sulmeve hibride të ndryshme, mund të themi se ka një dozë rreziku nga agresioni nga Serbia në mënyrë të drejtpërdrejtë ne kemi parë mobilizim dhe ngritje të gatishmërisë së ushtrisë dhe policisë serbe në kufij me Kosovën, duke i njohur liderët autokratë që momentalisht i ka Serbia çdo gjë është e pritshme, patjetër që neve kjo na bënë të brengosemi, por assesi të frikësohemi, kjo siç duket është breng edhe e aleatëve tanë”, është shprehur ai.

E një paralajmërim të tillë të frikshëm e ka dhënë edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Me anë të një shkrimi në Twitter, Rama ka thënë se situata në veri po degradon shumë shpejt duke rritur mundësinë e një “Donbasi” ballkanik.

E, sipas tij, një gjë të tillë katastrofike duhet eliminuar me çdo kusht.

Fatkeqësisht, së fundmi të dyja palët i kanë sytë tek fronti i politikës së brendshme dhe tek sondazhet e përflakura nga retorika nacionaliste. Ndërsa dialogut jetik për të ardhmen e krejt rajonit dhe marrëdhënieve me botën demokratike u kanë kthyer kurrizin. Ndërkohë situata në Veri degradon me orë e me minuta, duke rritur edhe mundësinë e largqoftë një “Donbasi” ballkanik mu në zemër të Europës. Kjo mundësi edhe vetëm ta mendosh është katastrofike, prandaj duhet eliminuar me çdo kusht. Miopia strategjike në qasjen ndaj dialogut, zvarritja e planit të shkëlqyer franko-gjerman, devijimi i fokusit tek demonstrimet e forcës dhe si rrjedhojë, degradimi i situatës në Veri, mund t’i kushtojnë gjithë këtij rajoni, Serbisë padiskutim, po sidomos Kosovës më shumë se çdokujt tjetër, një kthim i mosozotshëm mbrapa, me pasoja shumëvjeçare”, tha ai.

Pushtim, trazira

Politologu Shkodran Ramadani, mendon se festën e Vidovdanit mund të sherbëjë si rast për ta përgaditur shpalljen e njëanshme të Asociacionit.

Në një përgjigje për gazetën Nacionale, Ramadani tha se kryeministri i Kosovës është penduar për Marrëveshjen Themelore të arritur Bruksel dhe Ohër, dhe tani përmes krizës në veri po mundohet ta përmbysë situatën.

Fatkeqësisht, këtë herë konteksti i sotëm rreth Vidovdanit duket se po merr një dimension të ri. Tani janë dhënë indikahcione se kjo datë do të shërbejë për radikalizimin e përgatitjeve të serbëve të Kosovës për të shpallur themelimin e asociacionit”, tha Ramadani.

Si përgjigje ndaj këtij bllokimi dhe mungesës së perceptuar të progresit, kam dronë se serbët e Kosovës po përgatiten të shpallin njëanshëm autonominë, gjë që mund të sjellë edhe trazira. Kjo ndoshta është arsyeja pse Qeveria e Kosovës nuk iu gëzua lirimit të policëve sepse e pa si thjesht një hap në drejtim të një skenari shumë më të keq. Kjo ndoshta është arsyeja pse Kryeministri përmend “viktimat potenciale” në ditët në vazhdim”, tha Ramadani.

Analisti Gazmir Raci, ka thënë se policia e Kosovës duhet t’i përgjigjet me profesionalizëm veprimeve të serbëve.

Raci në një përgjigje për gazetën Nacionale, tha se Serbia ka synime terriroriale ndaj kosovës.

Serbia nuk është e interesuar më për Asociacionin e komunave me shumicë serbe dhe se veprimet e saj në veri, mua më bëjnë të bindur se Serbia ka aspirata më të mëdha se sa Asociacioni, e aspirate kryesore e Serbisë është territoi në pjesën veriore. E dihet pse veri është në interest ë shtetit serb, për shkak të minierës dhe Ujmanit”, ka thënë Raci.

Exit mobile version