0.8 C
New York
Monday, February 3, 2025

Buy now

“Travis Scott duhet të jetë pas hekurave”

- Advertisement -

“Reperi Travis Scott duhet të jetë pas hekurave”, kështu  thotë regjisori i një dokumentari të ri për tragjedinë e Astroworld, i titulluar “Concert Crush”.

Sipas Charlie Minn, këngëtari është një kriminel.

Arsyeja pse ai meriton kritika dhe burg, është se ai e dinte mjaft mirë  se kishte një problem. Ai pranoi një ambulancë në turmë. Scott vuri re se njerëzit ishin të hutuar dhe ndaloi shfaqjen në tre raste. Nuk po them se ai e dinte se njerëzit kishin vdekur, por ai e dinte se kishte një problem, tha ai.

Festivali dyditor i reperit u anulua në vitin 2020 për shkak të pandemisë, por u kthye për fansat e këngëtarit në Nëntor 2021.

Askush nuk do ta mendonte se koncerti do të kthehej në një tragjedi duke shkaktuar vdekjen e 10 personave dhe lëndimin e shumë të tjerëve.

Dokumentari që pritet të publikohet së shpejti do të përfshijë intervista nga pjesëmarrësit e koncertit të Astroworld dhe do të përpiqet të hulumtojë se si mund të ishte parandaluar tragjedia.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit