Për herë të parë një transgjinore u kurorëzua Miss Portugalia dhe do të konkurrojë në El Salvador për titullin Miss Bota. Në garë do të jetë edhe një transgjinore tjetër, Miss Holanda. Stjuardesa Marina Machete, 28-vjeçe, fitoi konkursin e zhvilluar së fundmi në Borba. Me anë të një deklarate Marina u shpreh: “Jam krenare që jam transgjinorja e parë që pretendon titullin Miss Bota për Portugalinë. Për shumë vite nuk ishte e mundur të merrja pjesë dhe sot jam krenare që i përkas këtij grupi të jashtëzakonshëm finalistësh”.

Në korrik 22-vjeçarja Riki Kole u bë transgjinorja e parë që u kurorëzua Miss Holanda. Machete dhe Colle nuk janë transeksualët e parë që konkurrojnë për titullin e Miss World.