Eftuar ditën e sotme në emisionin “Live From Tirana” ishte transgjinorja e njohur dhe e komentuar në rrjetet sociale, Amber Candy. Ajo e nisi intervistën duke folur për paragjykimet në Shqipëri:
“Vendi jonë është pak i egër por vetëbesimi të bën të ecësh përpara pasi shoqëria shqiptare të bullizon”.
Pse vendose emrin Amber Candy?
“Mendova të zgjidhja diçka të ëmbël, Amber është dhe guri im i fatit. I rashë shkurt domethënë. (qesh)”.
Cilat janë disa nga ndërhyrjet që ke bërë?
“Në trup nuk kam ndërhyrë përveç gjoksit. Gjoksin e kërkova katër por ma bënë tresh. (qesh)”.
Si është jeta në Shqipëri?
“Termi trans është pak i gabuar në fakt. Ne po bëjmë jetë normale, kemi marrëdhënie me shumë njerëz. Shqiptarët bëjnë kot, unë po bëj jetë normale në Shqipëri”.
E pyetur nëse është në një lidhje, Amber zbulon:
“Po, kam dy vjet që jam në një lidhje. Jam njohur në Itali, na bashkoi brioshi. (qesh)”.
Mund të na japësh disa detaje të tjera?
“Nuk e reklamoj burrin se ma marrin të tjerat (qesh)”.
Ethet “Big Brother Vip Albania” po afrojnë, do të pëlqente të ishe pjesë e këtij formati?
“Për mua do të ishte okej, do t’i jepja publikut shqiptar gjininë e tretë në mënyrë që brezi i ri ta mësonte”. /TAR/