Klinika e Kirurgjisë Torakale në ShSKUK pritet të zgjerohet duke ofruar shërbime të reja.
Kjo u bë e ditur nga ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, i cili përmes një postimi në Facebook ka treguar se blloku operativ në klinikën torakale tashmë është transformuar në hapësira të reja.
Investimet në këtë bllok kanë filluar që nga:
“Hapësira moderne sipas standardeve bashkëhore për sallat operative, Aparatura dhe metoda të reja që nuk janë përdorur më parë në vendin tonë, Filter zona për eliminimin e infeksioneve intrahospitalore, Aparatura për fiksimin e brinjëve – për herë të parë në Klinikën e Kirurgjisë Torakale, Aparatura për gjurmimin e nyjeve limfatike – veçanërisht për karcinomën e gjirit dhe melanomën malinje, Aparatura më e re Nuss – Procedurë e realizuar me VATS, me rezolucion shumë të lartë për ndërhyrje kirurgjike në regjionin e kraharorit, Sternotomi elektrikë – deri më tani është realizuar në mënyrë mekanike, me çekan; tash e tutje me metodë elektrike për ndërhyrje më të shpejtë dhe më të saktë“.
Vitia ka thënë se në këtë klinikë pritet edhe transformimi i dy sallave operative të cilat do të ndikojnë në zvogëlimin e listës së pritjes dhe në cilësinë e shërbimeve kirurgjike.