22.1 C
New York
Thursday, September 25, 2025

Buy now

Transformimi i “Tunelit të Parë” – Projekt i kandidatit i PDK-së për kryetar të Mitrovicës, Arian Tahiri

- Advertisement -

Një nga zonat më të njohura të Mitrovicës, e njohur si “Tuneli i Parë”, pritet të marrë një pamje të re përmes një projekti transformues të propozuar nga kandidati për kryetar, Arian Tahiri.

Projekti parasheh renovimin e plotë të ndërtesave ekzistuese, përfshirë rifreskimin e fasadave, kulmeve, dyerve dhe dritareve. Përveç përmirësimeve strukturore, do të krijohen hapësira të reja për banoret, si parqe, kënde lojërash, fusha sportive dhe një çerdhe moderne për fëmijët e lagjes.

Një pjesë kyçe e projektit është edhe revitalizimi i brigjeve të lumit “Trepça”, të cilat do të pajisen me shtigje për ecje dhe biçikleta, ndriçim adekuat dhe gjelbërim për të rritur cilësinë e jetës.

Me këtë projekt, banorët e zonës te “Tuneli i Parë” do të përfitojnë një mjedis më të pastër, më të sigurt dhe më bashkëkohor për të jetuar.

Arian Tahiri ka shkruar se synon të sjellë ndryshim të prekshëm në çdo lagje të Mitrovicës – duke filluar nga “Tuneli i Parë”.

Të ngjashme

Të fundit