23.6 C
New York
Thursday, August 7, 2025

Buy now

Transformimi i mahnitshëm i Arda Gulerit, i shton 8 kilogramë muskuj

- Advertisement -

Arda Guler kishte zbarkuar në Real Madrid nga Fenerbahçe teksa dukej ende si një fëmijë.

Mirëpo, me kalimin e kohës, talenti turk i futbollit ka nisur të rritet në të gjitha aspektet.

E së fundmi, një gjë të tillë e ka bërë edhe me peshën.

Përfaqësuesi turk në fakt i ka mahnitur të gjithë me transformimin e tij fizik.

Mesfushori ofanziv në kohët e fundit i ka shtuar 8 kilogramë masë muskulore.

Pas një pune të palodhshme, 20-vjeçari është gati ta marrë rolin e madh që e la pas Luka Modric në Real Madrid.

Ai ishte i padiskutueshëm në Botërorin e Klubeve pasi trajneri Xabi Alonso i beson shumë majtakut.

Në edicionin e kaluar, Guler i shënoi 6 gola dhe i bëri 11 asistime në mbi 2200 minuta që i luajti, por që ishte kryesisht zëvendësues nën drejtimin e trajnerit Carlo Ancelotti.

E në edicionin e parë në Spanjë atë e përshkuan lëndimet dhe nuk mundi t’i tregonte vlerat e tij.

“Los Blancos” do ta nisin sezonin e ri në La Liga më 19 gusht me ndeshjen ndaj Osasunës në “Santiago Bernabeu”. /Express/

Të ngjashme

Të fundit