23.9 C
New York
Wednesday, August 13, 2025

Buy now

Transferimi i ri i Chelseat ka të njëjtën klauzolë kontrate që kërkoi Ronaldo te Man Utd dhe kjo mund t’i kushtojë klubit miliona

- Advertisement -

Chelsea ka bërë disa përforcime të mëdha këtë verë, teksa synon të rikthehet në garën për titullin e Ligës Premier.

“Blutë” kanë forcuar repartin ofensiv me Liam Delap, Joao Pedro dhe Jamie Gittens, të ardhur respektivisht nga Ipswich Town, Brighton dhe Borussia Dortmund. Në mesfushë është afruar Dario Essugo, ndërsa mbrojtja është pasuruar me Jorrel Hato.

Skuadra e Enzo Marescas ende lidhet me emra si Alejandro Garnacho dhe Xavi Simons, ndërsa pritet të hyjë në treg për një qendërmbrojtës pas dëmtimit të rëndë të Levi Colwill, i cili ka pësuar një këputje të ligamentit të kryqëzuar anterior.

Megjithatë, një nga emrat që ka ngjallur më shumë entuziazëm te tifozët nuk është i sapoardhur këtë merkato. Bëhet fjalë për Willian Estevao, i cili u zyrtarizua nga Chelsea në qershor 2024 me marrëveshje që hyn në fuqi ditën e 18-vjetorit të tij në vitin 2025.

Transferimi i tij mund të arrijë vlerën e 60 milionë euro, dhe gjatë kësaj kohe ai ka shkëlqyer në kampionatin brazilian përpara se të bashkohej me “Blutë”.

Javën e kaluar, Estevao debutoi për Chelsean duke shënuar golin e tij të parë pas vetëm 18 minutash në miqësoren ndaj Bayer Leverkusen. Performanca e tij mahniti shokët e skuadrës, përfshirë Jamie Gittens.

“Ishte mahnitëse. Ai ka kaq shumë aftësi dhe atribute, ishte fantastike ta shihje të luante dhe të shënonte”, deklaroi Gittens për The Standard. “Në stërvitje ka bërë gjëra të jashtëzakonshme që nga dita e parë. Sot ishte thjesht një shembull i asaj që ai bën çdo ditë.”

Ylli brazilian është nominuar për Trofeun Kopa, çmimi prestigjioz që i jepet lojtarit më të mirë në botë nën moshën 21-vjeçare. Në kontratën e tij me Chelsean ekziston gjithashtu një klauzolë të veçantë për Topin e Artë, e cila do t’i sigurojë Palmeiras-it një bonus nëse ai fiton çmimin deri në vitin 2033, sipas Fabrizio Romano.

Shembuj të tillë klauzolash nuk janë të rralla në Premier Ligë. Cristiano Ronaldo, Anthony Martial, Bruno Fernandes, Thiago Alcantara dhe Mohamed Salah kanë pasur marrëveshje të ngjashme, duke lidhur bonuse financiare ose opsione transferimi me fitimin e çmimit më prestigjioz individual në futboll.

Të ngjashme

Të fundit