Futbollisti brazilian Reinier Jesus, është larguar nga Real Madridi për herë të pestë radhazi në formë huazimi, pas aventurave që pati tek Borussia Dortmundi, Girona dhe Frosinone.
Për herë të parë, ai do të luajë për një ekip i cili nuk garon në elitë por në kategorinë e dytë të ligës përkatëse.
Bëhet fjalë për klubin spanjoll Granada që kanë njoftuar transferimin e Reinier në formë huazimi për sezonin e ardhshëm, vetëm 48 orë pasi Carlo Ancelotti tha para gazetarëve se duhet të kërkojë një ekip të ri.
Nuk u bë e ditur nëse në marrëveshje është përfshirë opsioni i blerjes së kartonit të 22-vjeçarit apo jo, megjithatë ai do të përqendrohet që ta ndihmojë ekipin e tij të ri të promovohet sërish në La Liga.
Në dy sezonet paraprake, Reinier kishte luajtur nga fillimi tek Girona dhe Frosinone, megjithatë u largua nga klubi italian gjatë dimrit.
Ai tani do të ketë një mundësi të re që ta ‘ringjallë’ karrierën e tij sërish, ndërsa kujtojmë se disa vite më parë ai i kishte kushtuar plotë 30 milionë euro Real Madridit të cilët e transferuan nga Flamengo