Gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, të paintegruara në Bashkimin Evropian, kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, dhe kancelari i Gjermanisë Friedrich Merz, iu garantojnë stabilitet e siguri.
Dhe kjo me pikën 12 të marrëveshjes historike që i dedikohet pikërisht këtij rajoni, që u nënshkrua në Londër, përfiton edhe Kosova.
Në Traktatin e Madh të miqësisë britaniko-gjermane, sqarohet që Mbretëria e Bashkuar, këtë vjeshtë do të jetë nikoqire e Samitit të Berlinit, një nismë kjo gjermane, ku siç thotë dokumenti, do të bashkojë liderët e gjashtë shteteve ballkanase, si dhe liderët e shteteve evropiane për të mbështetur siç thuhet stabilitetin, sigurinë dhe bashkëpunimin ekonomik në rajon, raporton Klan Kosova.
Te nënpika tjetër, sqarohet se do të ketë përforcim të koordinimit mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Gjermanisë për të mbështetur në formë afatgjate sigurinë rajonale dhe atë më të gjerë evropiane.
Kurse përshkruhet dhe shtyrja përpara e nismave nën Procesin e Berlinit, duke kërkuar siç thuhet progres të prekshëm për gjashtë shtetet e perëndimit të Ballkanit, në rrugën e tyre integruese Euro-Atlantike.
Me marrëveshjen kapitale, dy superfuqitë evropiane u zotuan të thellojnë raportet mes tyre nga fusha e transportit, deri te ajo e mbrojtjes.
Ndiqeni më poshtë kronikën e plotë: