20.3 C
New York
Sunday, May 18, 2025

Buy now

Trajtimi i dëshmitarëve dhe viktimave të krimit, i mangët në aspektin psikologjik

- Advertisement -

Para një jave burri dyshohet se plagosi gruan e tij dhe më pas ia mori jetën vetës.

Ndonëse nuk dihen shume detaje për rastin, sipas raportit të Policisë atë ditë, dëshmitarja e rastit ishte trajtuar për lëndimin  në dorë dhe ishte liruar nga hapësirat e QKUK-së.

Por ajo nuk u trajtua psikologjikisht, ndonëse pa me sytë e saj veprimin e rëndë.

Kështu ndodhë edhe rëndom.

Kjo pasi që dëshmitarët trajtohen psikologjikisht vetëm në aspektin e procedurës penale, kur besueshmëria e dëshmisë vihet në mëdyshje.

Avokati Valdet Hoxha po thotë se nuk ka ndonjë protokoll apo rregullore se si duhet të trajtohen viktimat apo dëshmitaret e krimit.

“Në rastet kur ka të dëmtuar apo viktima dhe trajtohen nga institucionet mjekësore, në rastet kur nuk është i nevojshëm hospitalizimi i tyre, ata lirohen në shtëpi. Natyrisht, nëse në praktikë ka raste kur përveç i lënduar mund të jetë edhe i dyshuar për kryerjen e ndonjë vepre penale, nëse e lejojnë rrethanat mjekësore mund t’i caktohet edhe masa për sigurimin e të pandehurit në procedurë”, deklaroi Avokati Valdet Hoxha.

Ndërsa, sociologia Bahtije Sylejmani-Kërqeli po thotë se kjo situatë është shqetësuese dhe se sa më parë duhet të bëhet një rregullore për këso raste.

“Personat të cilët e shohin një krim apo e përjetojnë një krim dhe nuk trajtohen më pas nga psikologë dhe persona përgjegjës do ta vuajnë pasojën e asaj ngjarjeje gjatë gjithë jetës. Kështu që gjithsesi që duhet të ngritet një rregullore edhe për këtë çështje”, tha sociologia Bahtije Sylejmani-Kërqeli.

I vetmi rast kur një strategji është krijuar nga shteti është ajo e Ministrisë së Drejtësisë që përfshin vetëm formën se si institucionet përgjegjëse duhet të trajtojnë viktimat e dhunës në familje dhe asaj seksuale.  /Dukagjini/

Të ngjashme

Të fundit