Kirsten King cilësohet njëra nga trajneret më të mira ndërkombëtare.
Themeluesja e “Fluidform Pilates” ndihmon në trajnimin e klientelës së listës A në studiot e saj në Australi.
Së fundmi, ajo ka punuar me yllin britanik të muzikës pop dhe trajneren e “The Voice Australia”, Rita Ora.
Dyshja kanë punuar së bashku 5-6 herë në javë dhe Ora e ka përshkruar Kingun si një ‘engjëll’.
“Ishte për të balancuar trupin e saj [të Ritës], duke i treguar asaj se nuk ka nevojë të fshikullojë veten për të bërë një stërvitje të shkëlqyer dhe për të arritur me të vërtetë trupin që dëshiron”, tha King për The Daily Telegraph.
“Ne gjithmonë punojmë me të gjithë trupin – një ditë mund të jetë më i përqendruar në krahë, ditën tjetër mund të jetë më shumë ijet dhe te këmbët”, vazhdoi ajo.
“E bukura e seancave private, ose e grupit të vogël, ne do ta rregullojmë programin që t’ju përshtatet”.
Kirsten së fundmi ka shpërndarë një video në Instagram ku tregon Ritën të djersitur gjatë një stërvitjeje në Fluidform.
‘RITA. Fluidform ka aftësinë për të ribalancuar jo vetëm trupin, por mendjen tonë. Ajo çliron hormonet tona të ndjenjës së mirë, duke zhvilluar një ndjenjë motivimi, besimi dhe fuqie”, shkroi Kirsten në mbishkrim.
Krahas biondes, një tjetër e famshme që ushtron në Fluidform është edhe stilistja e PE Nation, Pip Edwards.