5.9 C
New York
Friday, January 31, 2025

Buy now

Trajneri ukrainas: Në fund të sezonit do të shkoj për të luftuar

- Advertisement -

Serhiy Rebrov është me sy e vesh kah Ukraina, e cila po përballet me agresorin rus.

Trajneri ukrainas po mendon të shkojë në atdhe për të luftuar ndaj rusëve, të cilët po mundohen ta pushtojnë vendin e tij,

Ish-sulmuesi ukrainas, sot trajner në Al-Ain, siguron se është i gatshëm t’i rrokë armët kundër Rusisë.

“E kam një punë këtu, por sapo të mbyllet sezoni do të kthehem në shtëpi, tek njerëzit e mi. Do të luftoj, do ta marrë një armë në dorë. Dhe, do të mbijetojmë: nuk e shoh asnjë kompromis të mundshëm me Putinin”, deklaroi Rebrov, i cili aktualisht po punon në ligën UAE Pro League.

Janë të shumtë sportistët apo ish-sportistët ukrainas që i janë bashkuar ushtrisë për t’i luftuar rusët.

Fatkeqësisht, disa prej tyre u vranë gjatë dy javë luftimesh. 

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit