20.4 C
New York
Monday, September 8, 2025

Buy now

Trajneri suedez e vlerëson Kosovën po thotë se Suedia synon fitoren

- Advertisement -

Përzgjedhësi i Suedisë, Jon Dahl Tomasson, e ka vlerësuar lart Kosovën, por ka theksuar se skuadra e tij synon vetëm fitoren.

Ndeshja zhvillohet të hënën në Stadiumin “Fadil Vokrri” nga ora 20:45. Suedia vjen pas barazimit 2:2 ndaj Sllovenisë, ndërsa Kosova pas humbjes 4:0 në Zvicër.

Trajneri suedez ka folur para ndeshjes së së hënës kundër Kosovës në Prishtinë, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror 2026.

“Kosova ka ekip të shkëlqyer, e do futbollin, e njeh futbollin dhe ka lojtarë cilësorë. Kam luajtur ndaj Kosovës dhe rezultatet e ndeshjeve të kaluara kanë përfunduar me rezultat të ngushtë. Ne kemi ardhur në Kosovë për të fituar”, ka thënë Tomasson.

Një nga pikat kryesore para ndeshjes është aktivizimi ose jo i sulmuesit të Liverpoolit, Alexander Isak. Trajneri suedez ka lënë të kuptohet se ai mund të luajë, por ka shtuar se nuk dëshiron të rrezikojë.
“Ka zhvilluar pesë stërvitje pas lëndimit, por nuk duam ta rrezikojmë. Duhet të shohim aspektin afatgjatë, jo vetëm atë afatshkurtër”, është shprehur tekniku skandinav.

Tomasson ka folur edhe për talentin kosovar, Besfort Zeneli, duke theksuar se ai po zhvillohet mirë tek Elfsborg.

Të ngjashme

Të fundit