29.3 C
New York
Monday, July 7, 2025

Buy now

Trajneri që dikur ishte futbollist i njohur bllokon transferimin e Jamie Vardy te klubi e Serie A

- Advertisement -

Jamie Vardy ishte shumë pranë një transferimi të bujshëm në Serie A, por marrëveshja e arritur me Genoan dështoi në momentet e fundit – për shkak të një vendimi të trajnerit Patrick Vieira.

Sipas raportimeve të Tuttomercatoweb, sulmuesi legjendar i Leicester Cityt kishte gjetur gjuhën e përbashkët me drejtuesit e klubit italian, por Vieira, trajneri aktual i Genoas, vendosi ta kundërshtojë transferimin, duke besuar se Vardy nuk përputhet me filozofinë dhe kërkesat taktike të ekipit.

Vendimi i Vieiras nuk është i pazakontë, pasi ai më herët kishte treguar qartësisht që nuk preferon lojtarë me profil të lartë në rënie karriere. Një shembull i ngjashëm ishte Mario Balotelli, të cilit iu dha shumë pak hapësirë sezonin e kaluar, duke e shtyrë atë drejt largimit nga klubi këtë verë.

Trajneri francez po kërkon lojtarë më të rinj dhe më të përshtatshëm për modelin dinamik të lojës që ai dëshiron të zbatojë te Genoa, ndërsa Vardy, në moshën 37-vjeçare, nuk shihet si zgjedhja e duhur për të ardhmen e skuadrës.

Pas refuzimit nga Genoa, Jamie Vardy nuk e ka humbur interesin e tregut. Ai është në radarët e Rangers në Skoci, ndërsa Valencia nga La Liga gjithashtu ka shfaqur interes për të sjellë sulmuesin me përvojë në Spanjë.

Të ngjashme

Të fundit