Home Sport “Trajneri më i keq që kam pasur”, Balotelli: Njeri i tmerrshëm

“Trajneri më i keq që kam pasur”, Balotelli: Njeri i tmerrshëm

0
“Trajneri më i keq që kam pasur”, Balotelli: Njeri i tmerrshëm

Mario Balotelli ka cilësuar Brendan Rodgers si trajnerin më të keq të karrierës së tij.

Italiani, i cili ka punuar me Rodgers te Liverpool-i, e quajti trajnerin e Celtic “të tmerrshëm” si një qenie njerëzore.

Liverpool nënshkroi ish-yllin e Manchester Cityt, Balotellin nga Milan për 16 milionë sterlina në 2014-ën.

Megjithatë, ai shënoi vetëm një gol në 16 ndeshje në Premier League për skuadrën e Rodgers, dhe katër në 28 ndeshje të luajtura në total.

Të Kuqtë e huazuan sulmuesin përsëri te Milani dhe zëvendësuesi i Rodgers, Jurgen Klopp e la atë të largohej për te Nice me kosto zero lirë në 2016-ën.

Balotelli, i cili është kthyer te klubi turk Adana Demirspor, ka kritikuar hapur irlandezo-veriorin.

33-vjeçari tha për TVPlay: “Brendan Rodgers është trajneri më i keq që kam pasur ndonjëherë. Ai ishte numri një për sa i përket seancave stërvitore, me mbajtjen e topit dhe taktikën.

“Por si person ai ishte tmerrshëm”.

Rodgers, 50 vjeç, ka kritikuar më parë mungesën e kontributit të Balotellit në Anfield pasi italiani u ble për të zëvendësuar Luis Suarez.

Exit mobile version