26.4 C
New York
Saturday, July 12, 2025

Buy now

Trajneri i Tanzanisë përjashtohet nga Kupa e Kombeve të Afrikës

- Advertisement -

Trajneri i Tanzanisë, Adel Amrouche, është suspenduar për pjesën e mbetur të ndeshjeve të Kupës së Kombeve të Afrikës për shkak të komenteve fyese në adresë të Marokut. 

Të mërkurën Maroku ka fituar ndaj Tanzanisë me rezultat 3-0.

Amrouche kishte thënë se Maroku kishte shumë ndikim në korridoret e pushtetit në futbollin afrikan dhe po ndikonte në emërimin e gjyqtarëve.

Federata e Futbollit të Tanzanisë ka thënë se Komiteti disiplinor i Konfederatës së Futbollit Afrikan (CAF) e ka suspenduar trajnerin Amrouche për tetë ndeshje pas një ankese të paraqitur nga Maroku.

“Si rezultat i këtij vendimi, Hemed Morocco është emëruar ushtrues detyre i trajnerit dhe ai do të ndihmohet nga Juma Mgunda”, ka thënë zëdhënësi i TFederatës së Futbollit të Tanzanisë, Clifford Mario Ndimbo.

 

Të ngjashme

Të fundit