12.4 C
New York
Tuesday, November 5, 2024

Buy now

Trajneri i Spanjës: Nuk duhet ta harrojmë Shqipërinë

- Advertisement -

Është hedhur shorti për Kampionatin Evropian që do të mbahet në Gjermani.

Shqipëria nuk ka pasur fat në këtë short, pasi i ka rënë një nga grupet më të vështira.

Shqipëria është në Grupin B së bashku me Spanjën e Kroacinë dhe Italinë.

Trajneri i Spanjës, Luis de la Fuente, ka folur pas hedhjes së shortit.

“Nëse nuk është grupi më i vështirë, është një prej më të vështirëve. Është një grup ku do të na kërkohet të jemi vetëvetja, me formën më të mirë, dhe gjithmonë në përpjekje për të dhuruar imazh të mirë. talia është kampione e Evropës. Kroacia gjithmonë avancon deri në fund edhe pse nuk është në formën më të mirë, kanë arritje historike. Dhe nuk duhet ta harrojmë Shqipërinë, të parën në grupin e vet. Asnjë skuadër nuk dëshiron të luajë kundër Italisë. Është skuadër e madhe. Kroacinë e njohim nga finalja e Ligës së Kombeve. Është vend që ka arritur rezultate spektakolare dhe ka lojtarë të mëdhenj”, ka thënë De la Fuente .

Pas shortit ka reaguar Armand Duka, i cili ka thënë se nuk ka ndeshje të lehta në Evropian.

Kampionati Evropian i vitit të ardhshëm do të fillojë më 14 qershor dhe do të përfundojë më 14 korrik.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit