Home Sport Trajneri i Shqipërisë u drejtohet tifozëve në gjuhënshqipe: I kemi edhe tri finale

Trajneri i Shqipërisë u drejtohet tifozëve në gjuhënshqipe: I kemi edhe tri finale

0
Trajneri i Shqipërisë u drejtohet tifozëve në gjuhënshqipe: I kemi edhe tri finale

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Sylvinho po bën një punë fantastike në krye të Kombëtares sonë, duke na udhëhequr drejt një kualifikimi historik në Evropian.

Braziliani së fundmi ka shkruar një status në rrjetet sociale në dy gjuhë, portugalisht dhe shqip.

“Një javë me një punë fantastike dhe rezultate të rëndësishme. Jam shumë i lumtur që këto rezultate i kanë sjellë shumë lumturi të gjithë shqiptarëve. Kemi përpara tre finale dhe do të vazhdojmë të punojmë me seriozitet maksimal, zemër e shpirt për të arritur objektivin tonë final. Forca Shqipëri 🇦🇱”, ka shkruar strategu i kuqezinjve.

 

 

 

Exit mobile version