-2.1 C
New York
Friday, December 27, 2024

Buy now

Trajneri i Rumanisë: Kosova e fortë, mund të fitojë ndaj çdo Kombëtareje

- Advertisement -

Selektori i Rumanisë, Mircea Lucescu ka folur sot në konferencë për media para ndeshjes së kësaj Kombëtareje me Kosovën, e vlefshme për Grupin 2 të Ligës C në Ligën e Kombeve.

Legjenda rumune kërkoi nga lojtarët e tij të mos nënvlerësohet kundërshtari i nesërm, ndërsa tha fjalë të mëdha për Dardanët.

Ekipi i tij e ka avantazhin e publikut vendës, por kjo, sipas tij nuk është e mjaftueshme.

Futbollisti Vali Mihăilă u pyet në konferencë për shtyp se çfarë tregon fakti që në stadium do të jenë 50 mijë shikues dhe gazetari rumun konstatoi se Kosova është një Kombëtare jo e rangut të parë në futbollin botëror.

“Shpresoj të mos bëni shaka me Kosovën. Kosova është një ekip i fortë që mund të fitojë kundër çdo Kombëtareje. Ata kanë lojtarë që luajnë në ekipe të mëdha në Evropën Perëndimore. Fakti që nuk arritën të jenë në vend të parë në grup nuk do të thotë se nuk janë ekip i rëndësishëm”, deklaroi fillimisht trajneri rumun.

“Nuk ka më ekipe të dobëta, vetëm ne e imagjinojmë këtë… Ata largohen herët nga vendet e tyre, shkojnë në akademitë e mëdha në Evropë, pastaj kthehen dhe luajnë për ekipin kombëtar. Nuk është e lehtë, është shumë e vështirë, çdo ndeshje është jashtëzakonisht e rëndësishme”, shtoi ai.

Rumania dhe Kosova do të luajnë nesër mbrëma në ndeshjen që do të fillojë në orën 20:45.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit