22.4 C
New York
Tuesday, September 23, 2025

Buy now

Trajneri i Mallorcas pret më shumë gola nga Muriqi

- Advertisement -

Trajneri i Mallorcas, po shpreson që sulmuesi Vedat Muriqi të vazhdojë me formën e mirë.

Jagoba Arrasate thotë se ekipi i tij duhet ta shfrytëzojë formën e mirë të sulmuesit “Dardan” dhe pret që Mallorca ta regjistrojë fitoren e parë këtë sezon.

Mallorca, të mërkurën prej orës 21:30 luan në udhëtim te Real Sociedadi në kuadër të xhiros së gjashtë të La Ligas.

Sulmuesi 31-vjeçari po kalon formë fantastike në fillim të këtij sezoni, ku ka shënuar 4 gola në po aq ndeshje kampionale.

Muriqi pritet ti prijë sulmit të Mallorcas në duelin e vështirë ndaj Sociedadit, ekip që po ashtu nuk di ende për fitore në kampionat.

“Muriqi po shënon dhe ne duhet ta shfrytëzojmë këtë. Ne duhet ti shfrytëzojmë sa më shumë golat e tij, në mënyrë që ai të mund të shënojë. Shpresoj që forma e tij e mirë të zgjasë”, ka thënë Arrasate.

Aktualisht, Mallorca është e parafundit në tabelë me 2 pikë, sa i ka edhe Real Sociedadi një pozitë më lartë.

Të ngjashme

Të fundit