Është hedhur shorti për Kampionatin Evropian që do të mbahet në Gjermani.
Shqipëria nuk ka pasur fat në këtë short, pasi i ka rënë një nga grupet më të vështira.
Shqipëria është në Grupin B së bashku me Spanjën e Kroacinë dhe Italinë.
Trajneri i Kroacisë, Zlatko Dalic ka dhënë një intervistë pas shortit.
Ai ka thënë se skuadra e tij ka respekt për Shqipërinë.
“Është një grup I vështirë, por synimi jonë është ta kalojmë grupin. Edhe kundër Shqipërisë nuk do të jetë e lehtë ishin të parët në kualifikuese. Kemi gjashtë muaj për tu përgatitur për Shqipërinë, kemi respekt të madh për Shqipërinë. Shihemi në qershore”, tha ai për Super Sport.
Kampionati Evropian i vitit të ardhshëm do të fillojë më 14 qershor dhe do të përfundojë më 14 korrik.