18.1 C
New York
Sunday, September 8, 2024

Buy now

Trajneri i Kosovës kërkon fitore kundër Norvegjisë

- Advertisement -

Kosova më 5 qershor do ta zhvillojë miqësoren e radhës në Oslo, kundër Norvegjisë.

Trajneri i kombëtares së Kosovës Franco Foda, gjatë një konference për media ka kërkuar fitore në këtë ndeshje miqësore.

“E kemi një ekip mjaft të balancuar, mjaft të mirë, dhe jemi maksimalisht të përgatitur dhe duam të fitojmë”, tha Foda.

Gjermani sot e prezantoi edhe listën e futbollistëve të ftuar për këtë miqësore.

Kjo ndeshje po zhvillohet pak muaj para fillimit të kampanjës kualifikohet në UEFA Nations League, që janë të vlefshme për kualifikimet për Kampionatin Botëror në 2026, që do të luhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanada dhe Meksikë.

Me këtë rast, Foda tha se synim i “Dardanëve” mbetet fitorja në Ligën C dhe kalimi në Ligën B.

Kombëtarja e Kosovës ndeshjen e parë në këtë edicion të Ligës së Kombeve do ta zhvillojë kundër Rumanisë, më 6 shtator në Prishtinë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit