Përzgjedhësi i Austrisë, Ralf Rangnick, ka folur pas shortit të Ligës së Kombeve 2026/27, ku Austria ndodhet në Grupin B3 së bashku me Kosovën, Izraelin dhe Irlandën.
Rangnick ka përgëzuar Kosovën për arritjet e vitit të kaluar dhe ka theksuar se ndeshjet do të jenë interesante dhe emocionuese, si në transfertë ashtu edhe në shtëpi.
“Kosova ende ka mundësi për t’u kualifikuar në Botërorin 2026, gjë që është një arritje e madhe. Ndeshjet jashtë shtëpisë mendoj se do të jenë të menaxhueshme”, deklaroi trajneri gjerman.
Ai gjithashtu vuri në dukje se gjatë kohës së tij si përzgjedhës nuk ka luajtur kundër ndonjërit prej tre rivalëve të grupit, duke i shtuar sfidës një dimension të ri strategjik.
Edicioni i ri i Ligës së Kombeve shërben edhe si një mundësi për kualifikimin në Kampionatin Evropian 2028 në Britaninë e Madhe dhe Republikën e Irlandës, me disa ekipe që mund të sigurojnë pjesëmarrjen përmes plejofit bazuar në rezultatet e grupit.






