5.9 C
New York
Saturday, February 1, 2025

Buy now

Trajneri i Argjentinës e pranon: Ndeshje e vështirë ndaj Kroacisë, por le të kryejmë siç duhet detyrat

- Advertisement -

Trajneri i Argjentinës, Lionel Scaloni i është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, në kuadër të gjysmëfinales së Botërorit të Katarit ndaj Kroacisë.

Argjentina dhe Kroacia luajnë të martën nga ora 20:00.

Përzgjedhësi i argjentinasve, Scaloni gjatë fjalëve të tij e vlerësoi Kroacinë.

“Do të jetë një ndeshje shumë e vështirë, sepse Kroacia luan si një skuadër e vërtetë dhe ka lojtarë të mëdhenj. Nesër shpresojmë të japim maksimumin siç bëjmë gjithmonë. Nëse i bëjmë siç duhet detyrat, atëherë do të jetë më e lehtë që të arrijmë objektivin. Modric? Është një kënaqësi që ta shohësh të luash. Jo vetëm për talentin e tij, por edhe sepse meriton të gjithë respektin tonë. I kemi studiuar mirë. Duhet ti marrim ndeshjet me radhë, të menaxhojmë gjithçka me qetësi. Messi- “Leo ka qenë gjithmonë një fitues, ka një dëshirë për të vazhduar të luajë futboll që e kam zili. Të shohim nëse do të vazhdojë të luajë në kombëtare apo jo, pas tij është një popull i tërë. Mbeten akoma ndeshje të vështirë”, tha ai.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit