0.2 C
New York
Wednesday, February 5, 2025

Buy now

Trajneri i Al Nassr i lumtur për transferimin e Ronaldos, thotë se është nder për të

- Advertisement -

Cristiano Ronaldo është prezantuar te klubi i ri në Arabinë Saudite, Al Nassr.

Pesë herë fituesi i Topit të Artë që u zyrtarizua pak ditë më parë te klubi arab ka thënë se ai ka fituar gjithçka në Evropë dhe se ajo ishte ndër arsyet që ka zgjedhur Arabinë Saudite për destinacion të ri.

Trajneri i Al Nassr, Rudy Garcia është shprehur i lumtur me transferimin e yllit portugez, duke thënë se është nder për të.

“Jam shumë i lumtur. Pikë së pari, jam shumë i befasuar me numrin e madh të njerëzve në konferencë, pasi më herët ka pasur shumë pak gazetarë në konferencat para dhe pas ndeshjeve. Tani, duket se salla do të jetë gjithmonë e mbushur me ardhjen e Ronaldos. Ai është njëri prej lojtarëve më të mirë në botë. Është nder për mua dhe për klubin që ta kemi në radhët tona Ronaldon”, u shpreh Garcia, transmeton Demokraica.com.

“Po ashtu, për futbollin e Arabisë Saudite është një gjë e madhe që Cristiano ka ardhur të luajë. Nuk kam çka ta mësoj Cristianon, do ta ndajmë përvojën së bashku dhe jemi këtu për të fituar. Do të kemi kohë për të folur, do të stërvitemi dhe të fitojmë ndeshjet”.

Ylli portugez i futbollit do ta nënshkruajë kontratën me klubin arab deri në vitin 2025.

Sulmuesi 36-vjeçar pritet të paguhet deri në 200 milionë euro në vit.

Ronaldo u largua para Botërorit nga Manchester United pas deklaratave të tij shokuese duke akuzuar klubin anglez për “tradhti”.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit