19.7 C
New York
Monday, May 19, 2025

Buy now

Trajneri i Ajaxit jep dorëheqje

- Advertisement -

Trajneri i Ajaxit, Francesco Farioli ka dhënë dorëheqje të hënën, pasi skuadra e madhe holandeze e humbi në mënyrë dramatike garën për titull.

PSV Eindhoveni e festoi titullin të dielën, pasi Ajaxi lëshoi epërsi të madhe pikësh në xhirot e fundit. Pesë xhiro para fundit, skuadra nga Amsterdami kishte nëntë pikë më shumë në krye të tabelës. Por dështoi në disa ndeshje rresht dhe këtë e shfrytëzoi PSV-ja.

“Menaxhmenti dhe unë kemi synime të njëjta për të ardhmen e Ajaxit. Por kemi vizion tjetër për mënyrën se si duhet të punojmë për të arritur këto synime”, ka thënë Farioli, që është parë i përlotur pas ndeshjes së luajtur të dielën.

Farioli u bë trajneri i parë italian i Ajaxit dhe i pari joholandez nga viti 1998. Drejtimin e skuadrës e mori një vit më parë.

36-vjeçari kishte kontratë deri në fund të qershorit të vitit 2027.

Të ngjashme

Të fundit