1.3 C
New York
Wednesday, February 5, 2025

Buy now

Trajkoviqi sulmon Gjuriqin: Një vit sulmon Amerikën, tjetrin paraqitesh si transatlantik

- Advertisement -

Politikanja serbe në Kosovë, Rada Trajkoviq, i ka reaguar ambasadorin serb në SHBA, Marko Gjuriq, pas takimit që pati në Shtëpinë e Bardhë me presidentin amerikan, Joe Biden.

Trajkoviq, me anë të një postimi në llogarinë zyrtare të saj në ‘Twitter’, e ka vlerësuar si imoral, pasi sipas saj, pati kritikuar SHBA-në një vit me parë, shkruan lajmi.net

Është bukur kur bëhesh kaq imoral; një vit xhiron video propagandistike për Partinë Komuniste të Kinës ku sulmon Amerikën dhe Perëndimin, kurse vitin tjetër viziton me krenari Shtëpinë e Bardhë dhe paraqitesh si transatlantik”, ka shkruar Trajkoviq.

Në videon e publikuar nga politikanja serbe në Kosovë, Gjuriqi kritikon Aktin e Hong Kongut për të Drejtat e Njeriut, të përpiluar nga SHBA-ja, duke thënë se është “si t’i hidhet benzinit zjarr.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit