Rada Trajkoviq, këshilltare e Ministrit për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, ka thënë se Bashkimi Evropian po kërkon nga Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, njohjen de facto të Kosovës, sepse, siç theksoi ajo, e ka premtuar kur ka pranuar Marrëveshjen Bazë (Bruksel, më 27 shkurt, Ohër, 18 mars).
“BE-ja nuk po i kërkon Vuçiq-it asgjë që ai nuk e ka premtuar tashmë. Vuçiq me sa duket ka premtuar se do ta pranojë de fakto pavarësinë e Kosovës dhe Albin Kurti ka pranuar të fillojë procesin e formimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, por sipas modelit të shkruar nga ekspertë ndërkombëtarë. Propozimi i Asociacionit, i cili u hartua nga Lista Serbe disa vite më parë, nuk është më në qarkullim”, shtoi.