11.9 C
New York
Friday, October 31, 2025

Buy now

Tragjike: Vdes i riu nga Vitia, ra nga kati i 6-të teksa po punonte në një ndërtesë në Gjilan

- Advertisement -

Ka vdekur 23-vjeçari që ra nga kati i gjashtë i një ndërtese në ndërtim në Gjilan, më 24 tetor të këtij viti.

Lajmin e ka konfirmuar kryetari aktual i Vitisë, Sokol Halili, prej nga ishte dhe i ndjeri.

“Me rastin e ndarjes nga jeta të më të dashurit tuaj, Rinor Haxhiu, ju shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta. Largimi i tij i hershëm nga kjo botë ka prekur zemrat tona thellë dhe ka lënë boshllëk të madh tek të gjithë ata që e njohën dhe e deshën. Në këto çaste të dhimbjes e pikëllimit, ne bashkë ndjejmë me ju në këtë humbje të madhe. Kujtimi për Rinorin do të mbetet i gjallë përherë në mendjet dhe zemrat tona. Ngushëllime të sinqerta familjes Haxhiu, miqve dhe të afërmve të tij”, ka shkruar kryetari aktual i Vitisë, Sokol Haliti.

Të ngjashme

Të fundit