16.3 C
New York
Thursday, October 23, 2025

Buy now

Tragjike në Bresje: Një person bie në hapësirën e liftit dhe humb jetën  

- Advertisement -

Një person ka humbur jetën sot në Bresje të Fushë-Kosovës.

Viktima dyshohet se ka rënë nga një lartësi në hapësirën ku pritet të ndërtohet një ashensor, në një objekt që është ende në ndërtim e sipër.

Këtë e konfirmoi për Klankosova.tv, zëvendëskomandanti i Brigadës së Zjarrfikësve, Abdusamed Shkodra.

“Zjarrfikësit kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë bërë tërheqjen e trupit”, deklaroi Shkodra.

Ndërkohë Klankosova.tv ka konktaktuar edhe me Policinë, por deri në publikimin e këtij lajmi nuk ka marrë ndonjë përgjigjeje zyrtare

Të ngjashme

Të fundit