22.6 C
New York
Monday, July 21, 2025

Buy now

Tragjike: Dy punëtorë ndërtimi humbin jetën në Gjakovë

- Advertisement -

Dy punëtorë të ndërtimtarisë kanë humbur jetën në Gjakovë.

Rasti për Klankosova.tv është konfimuar nga Policia në

Vdekjen e tyre e ka konfirmuar mjeku kujdestar në emergjencën e qytetit, njofton Klankosova.tv.

Dy punëtorët që vdiqën mëngjesin e së hënës në Gjakovë, ishin të moshës madhore.

Kështu bëri të ditur për Klankosova.tv zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

Sipas Elezaj, rasti ka ndodhur në rrugën “Bardhyl Qaushi”, derisa viktimat ranë nga një lartësi e objektit në ndërtim e sipër, dhe të njëjtit nuk mundën të iu bënin ballë plagëve të marra.

“Sot rreth orës 08:15, jemi njoftuar se dy persona (meshkuj të moshës madhore) janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal në Gjakovë, dyshohet si pasojë e lëndimeve të pësuar në vendin e punës, në rrugën “Bardhyl Qaushi ” në Gjakovë. Më pas është konfirmuar edhe vdekja e tyre”, thuhet në përgjigjen e policisë.

“Njësitë relevante të Policisë kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe janë duke ndërmarr veprime hetimore me qëllim të sqarimit të plotë të rrethanave të rastit”.

Të ngjashme

Të fundit