24.2 C
New York
Sunday, July 6, 2025

Buy now

Tragjedia në Teksas: Të paktën 30 të vdekur nga përmbytjet, dhjetëra ende të zhdukur

- Advertisement -

operacion masiv kërkimi dhe shpëtimi po zhvillohet përgjatë lumit Guadalupe në Teksasin Qendror, pasi përmbytjet e fuqishme kanë përfshirë zonën dhe kanë rrëmbyer dhjetëra persona, përfshirë fëmijë që ndodheshin në një kamp veror.

Sipas autoriteteve lokale, të paktën 30 persona kanë humbur jetën, mes tyre nëntë fëmijë, ndërsa dhjetëra të tjerë rezultojnë ende të zhdukur, raporton CNN.

Zyrtarët paralajmërojnë se bilanci tragjik i viktimave pritet të rritet në orët në vijim. Në Travis County, ku ndodhet edhe qyteti i Austinit, janë konfirmuar tre viktima. Ndërkohë, pjesa më e madhe e humbjeve janë regjistruar në Kerr County, në veriperëndim të San Antonios, ku mbi 850 persona janë evakuuar nga ekipet e shpëtimit.

Një shqetësim i madh mbetet fati i 27 vajzave që ishin pjesë e një kampi të krishterë me traditë gati njëqindvjeçare, të cilat rezultojnë ende të humbura. Autoritetet dhe vullnetarët po punojnë pandërprerë për t’i gjetur të mbijetuarit dhe për të ndihmuar të evakuuarit, ndërsa komuniteti vendas është tronditur thellë nga kjo fatkeqësi natyrore.

 

Të ngjashme

Të fundit