14.9 C
New York
Saturday, October 25, 2025

Buy now

Tragjedia në Rugovë, SHKSHMK-ja, FSK-ja dhe Policia angazhohen në gjetjen e trupit të viktimës

- Advertisement -

Më herët u raportua se në Grykën e Rugovës, në Pejë, një person ka rënë nga lartësia dhe ka humbur jetën.

Rastin e konfirmoi edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Rreth orës 14:10, policia është njoftuar se në kilometrin e 5-të, rrugën Pejë – Rugovë, “te kthesa e madhe”, poshtë në lum ku është Lumbardhi, dyshohet se një person është pa shenja jeta. Mjeku e ka konstatuar vdekjen e tij. Policia menjëherë ka dal në vend të ngjarjes, zjarrfikësit dhe epika mjekësore”, ka deklaruar Gashi.

Lidhur me rastin, në ndihmë ka dalur edhe Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës.

“SHKSHMK-ja është duke e zhvilluar një operacion në Grykën e Rugovës kilometrin e 7-ë së bashku me zjarrfikësat e Pejës dhe Policinë e Kosovës. Dyshohet se një qytetar ka rënë në greminë, në afërsi të rrugës” thuhet në njoftimin e SHKSHMK-së.

Kujtojmë se IndeksOnline raportoi më herët se viktima në fjalë është një grua, rreth 60 vjeç.

Viktima dyshohet të ketë rënë nga lartësia, pranë një xhami që shërben si pikë atraktive për turistët në Rugovë.

Të ngjashme

Të fundit