Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në fshatin Dubravë të Kaçanikut, ku si pasojë e të shtënave me armë zjarri, një person ka ndërruar jetë teksa një tjetër ka mbetur i plagosur.
Nga Policia e Kosovës kanë thënë se i plagosuri është transportuar menjëherë në QKUK për trajtim.
Policia e kishte marrë informacionin se dy persona kishin marrë plagë nga arma e zjarrit. Mjeku prezent në vendin e ngjarjes e ka konfirmuar vdekjen e viktimës.Ndërsa, personi tjetër i lënduar është transportuar për ndihmë mjekësore në Ferizaj, dhe më pas në Prishtinë”,ka thënë zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.
Mediat lokale kanë raportuar se personi i vrarë është 30 vjeçari, Hasan Berisha, nga Dubrava përcjellë Scanner.