26.9 C
New York
Wednesday, June 11, 2025

Buy now

Tragjedia në Austri, mjekja shqiptare në Grac: I gjithë spitali është mobilizuar për të trajtuar të plagosurit

- Advertisement -

Të paktën tetë persona kanë humbur jetën si pasojë e një sulmi me armë zjarri në një shkollë në qytetin Grac të Austrisë.Sulmi tragjik ka tronditur opinionin publik në këtë vend të njohur për sigurinë dhe standardet e larta të kontrollit të armëve.

Rina Demjaha, mjeke specializante në Departamentin e Neurologjisë në Universitetin e Gracit, ka folur për “Info Plus” në RTK, në lidhje me ngjarjen.

Ajo ka konfirmuar se spitali publik i Gracit dhe i gjithë universiteti janë mobilizuar për të trajtuar të plagosurit dhe për të përballuar pasojat e sulmit.“Sot është mobilizuar i gjithë universiteti dhe spitali publik i Gracit, ku kanë ardhur viktimat dhe të plagosurit nga vendi i ngjarjes. Austria deri më tani është njohur si një nga vendet më të sigurta, me një kontroll të lartë dhe vetëdijesim të lartë të popullsisë. Këto lloj sulmesh nuk janë pritur, ndaj edhe i gjithë populli është i tronditur nga kjo ngjarje e rëndë”, është shprehur Demjaha.

Ajo tha se sipas informacioneve të deritanishme, autori i dyshuar i sulmit është një shtetas austriak, ish-nxënës i shkollës ku ndodhi tragjedia, por që nuk kishte diplomuar atje.“Identiteti i tij është bërë publik, ndërkohë që identiteti i viktimave ende nuk është zbuluar, pasi autoritetet po vazhdojnë hetimet”, tha ajo.

Demjaha po ashtu tha se deri tani, motivet e sulmit mbeten të paqarta dhe nuk ka ende një informacion konkret për shkaqet që çuan në këtë tragjedi.

Të ngjashme

Të fundit