22.5 C
New York
Sunday, July 27, 2025

Buy now

Tragjedi në vendin e punës në Ferizaj, një i vdekur dhe një i lënduar nga rrëzimi i autovinçit

- Advertisement -

Një ngjarje tragjike ka ndodhur ditën e djeshme në Ferizaj, ku një person ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i lënduar si pasojë e rrëzimit të një autovinçi gjatë punës.

Sipas zëdhënësit të policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, viktimat kanë pësuar lëndime trupore gjatë incidentit dhe janë dërguar për trajtim mjekësor, por njëri prej tyre nuk ka arritur të mbijetojë.

“Rasti është iniciuar si ‘Asgjësim, dëmtim apo heqje e pajisjeve mbrojtëse’. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është liruar për familjarët,” tha Veseli. Hetimet për ngjarjen janë duke vazhduar.

Të ngjashme

Të fundit