7 persona kanë humbur jetën dhe 11 të tjerë kanë mbetur të plagosur, dy prej të cilëve në gjendje kritike pasi një aksidenti rrugor në Turqi. Sipas informacioneve, një autobus u përplas me dy kamionë duke shpërthyer në flakë.
Pas përplasjes automjetet janë përfshirë nga flakët, për pasojë pasagjerët kanë mbetur të bllokuar, duke shkaktuar vdekjen e 7 prej tyre.
Aksidenti ka ndodhur në një autostradë në provincën e Agrit, në Turqinë lindore, ku zjarrfikësit dhe ekipet e shpëtimit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje për të ofruar ndihmën e parë.


“Raportohet për disa viktima” , ishin deklaratat e para të guvernatorit të provincës së Agrit, i cili ndodhej në vendin e aksidentit, ndërsa numrin e të vdekurve e bëri të ditur Taip Erdogan pasi mbërriti në vendngjarje.
“Fatkeqësisht, 7 bashkëqytetarë tanë humbën jetën nga përmbysja e një autobusi në Tutak”, tha presidenti turk.