0.2 C
New York
Thursday, February 6, 2025

Buy now

Tragjedi në Prizen: 55-vjeçari goditet për vdekje nga rrufeja gjersa po punonte me traktor

- Advertisement -

Një person ka vdekur në Prizren si pasojë e goditjes nga rrufeja.

Rasti është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës të cilët kanë bërë të ditur se viktima ishte i moshës 55- vjeçare.

“Po, mund të konfirmoj se ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:00 në fshatin Petrovë të Prizrenit. Viktima i lindur në vitin 1967, ka qenë me traktor duke punuar tokën, në momentin kur është goditur nga rrufeja. Familjarët e kanë dërguar në spital, por edhe përkundër përpjekjeve të mjekëve, nuk ka arritur të mbijetojë”, kanë thënë nga Policia.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. 

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit