Finalja e Ligës së Kombeve mes Portugalisë dhe Spanjës fatkeqësisht u karakterizua edhe nga një tragjedi që ndodhi në tribunat e stadiumit “Allianz Arena” në Munich të Gjermanisë.
Lajmi është konfirmuar nga selektori i Kombëtares së Spanjës, Luis de la Fuente, me të mbërri në sallën e konferencës për shtyp: një tifoz ka vdekur pasi ra nga tribuna superiore gjatë vazhdimeve në finalen e Ligës së Kombeve.
Tifozi, origjina, mosha dhe arsyeja e rënies së të cilit janë ende të panjohura, ka rënë nga një lartësi prej disa metrash.
Disa anëtarë të personelit të sigurimit dhe para-mjekësorët që ishin më afër kanë reaguar menjëherë, ndërsa policia e izoloi atë zonë.
Të pamjaftueshme ishin përpjekjet për t’ia shpëtuar atij jetën përmes një autoambulance.