34.4 C
New York
Friday, July 25, 2025

Buy now

Tragjedi në Mal të Zi: Dyshohet se babai ka vrarë vajzën e tij 2-vjeçare dhe më pasë veten

- Advertisement -

Mediat lokale në Mal të Zi raportojnë se një 34-vjeçar ka vrarë vajzën e tij dyvjeçare mbrëmë në qytetin Golija.

Sipas raportimeve të medias së atjeshme Vijesti e cila i referohet burimeve, pas një grindjeje, ai sulmoi fizikisht gruan e tij dhe më pas iku me vajzën.

Pas kësaj, babai i 34-vjeçarit me inicialet Zh.D raportoi në polici se kishte ndodhur një tragjedi, se kishte gjetur trupat e pajetë të djalit dhe mbesës së tij në qytetin Golija, rreth 50 kilometra nga Nikshiqi, dhe se me shumë mundësi bëhej fjalë për vrasje dhe vetëvrasje.

Oficerët e policisë dhe një ekip ambulance u dërguan në vendngjarje, të cilët konfirmuan vdekjen e Zh.D. dhe vajzës.

Hetimi është duke vazhduar dhe po drejtohet nga prokurori shtetëror i Prokurorisë së Lartë Shtetërore në Podgoricë.

Të ngjashme

Të fundit