Një fëmijë 2-vjeçar është mbytur sonte, në një pishinë familjare. Tragjedia ka ndodhur në fshatin Zallq të Istogut.
Rastin për Express e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
“Rreth orës 19:40, policia është njoftuar për një rast në fshatin Zallq të Komunës së Istogit. Një fëmijë e gjinisë femërore është mbytur në një pishinë familjare. Është dërguar urgjentisht në Qendrën e Mjekësisë Familjare. Sipas mjekëve, viktima ka arritur pa shenja jete”, ka thënë Gashi.
Gashi thotë se për rastin është njoftuar prokurori dhe se kanë nisur hetimet.