29.5 C
New York
Sunday, September 28, 2025

Buy now

Tragjedi në Indi: Të paktën 36 të vdekur në një miting politik, mes tyre dhe fëmijë

- Advertisement -

Një miting elektoral në shtetin jugor të Indisë, Tamil Nadu, u shndërrua në tragjedi të shtunën, ku të paktën 36 persona, mes tyre edhe fëmijë, humbën jetën pas një shtypjeje masive në turmë.

Dhjetëra mijëra qytetarë ishin mbledhur në qarkun Karur për të marrë pjesë në një aktivitet fushate të aktorit të kthyer në politikan, Vijay. Ngjarja, sipas mediave lokale, ishte shtyrë me disa orë, ndërsa pamjet e transmetuara në televizion treguan njerëz që binin të fikët nga mbipopullimi dhe mungesa e ajrit, raporton BBC.

Ministri i Shëndetësisë i Tamil Nadu, Ma Subramanian, konfirmoi se viktimat përfshinin të paktën 16 gra, nëntë burra dhe gjashtë fëmijë. Më shumë se 50 persona të tjerë janë plagosur.

Kryeministri i shtetit, MK Stalin, tha se mjekë nga qarqe të afërta janë thirrur për të dhënë ndihmë shtesë, ndërsa familjeve të viktimave do t’u jepet një kompensim prej një milion rupish (rreth 11 mijë e 300 dollarë). Ai theksoi se është hapur një hetim mbi incidentin.

Në një reagim publik, Vijay shprehu “dhimbjen e madhe” dhe tha se zemra e tij ishte “e thyer” nga humbja e jetëve. Ai u dërgoi ngushëllime familjeve të viktimave dhe uroi shërim të shpejtë për të plagosurit.

Edhe Kryeministri indian, Narendra Modi, reagoi në rrjetin X, duke e quajtur ngjarjen “të trishtë” dhe “thellësisht të dhimbshme”.

Ngjarje të tilla fatale nuk janë të rralla në Indi. Vetëm këtë vit janë shënuar disa incidente të ngjashme, përfshirë shtypje masive gjatë festivalit hindu Kumbh Mela dhe jashtë një stadiumi kriketi.

Të ngjashme

Të fundit