7 C
New York
Thursday, November 27, 2025

Buy now

“Trafiku Urban”: Do të rikthejmë operimin normal pasi të transferohen mjetet financiare

- Advertisement -

Kompania e “Trafikut Urban” ka thënë se nuk do të rifillojnë operimin normal deri në shlyerjen e obligimeve financiare ndaj furnitorëve, sipas saj, kjo ndodh kur këto mjete do të transferohen nga institucionet qendrore.

Në njoftimin e lëshuar për media thuhet se për këtë arsye e shohin të arsyeshme dhe të domosdoshme që të gjitha institucionet përgjegjëse, përfshirë ministrinë përkatëse, të përshpejtojnë të gjitha procedurat e transferimit, në mënyrë që ndërmarrja të mund t’i kthehet menjëherë shërbimit publik.

“Deri në përmbushjen e këtyre obligimeve, dhe për sa kohë mbetet e pamundur të rifillojmë operimin, protesta e paralajmëruar nga punëtorët e Trafikut Urban do të vazhdojë”.

“Me të bërë të qasshme mjetet financiare, shërbimi i transportit publik do të rikthehet pa asnjë vonesë”, thuhet në reagim.

Në fund, kompania thekson se i njoftojnë qytetarët se për të gjitha biletat mujore të paguara, do të kompensohen ditët në të cilat shfrytëzuesit nuk kanë mundur të përdorin shërbimin e transportit

Të ngjashme

Të fundit