-3 C
New York
Saturday, February 8, 2025

Buy now

“Trafikimi me organe s’është vërtetuar”, Shqipëria do t’i kërkojë KE’së të bëjë raport të ri

- Advertisement -

Partia Socialiste e Shqipërisë e cila drejtohet nga Kryeministri Edi Rama  ka propozuar një projekt rezolutë me të cilën synohet të hudhen poshtë pretendimet për trafikimin e paligjshëm të organeve nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës,  të cilat i kishte sjellë në një raport në emër të KE’së Dick Marty. Sipas tekstit të projekt -rezolutës, Kuvendi i Shqipërisë do t’i kërkojë Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës të realizojë një raport vijues ku do të rivlerësoheshin pretendimet e Martyt.

Draft-rezoluta,  potencon se Dick Marty deri më sot nuk ka paraqitur asnjë provë për të vërtetuar “krimet e supozuara të kryera në lidhje me trafikimin e organeve njerëzore, siç pretendon në Raportin e tij”. Pretendimit e tij, theksohet, se nuk janë verifikuar as nga hetime që janë bërë nga shumë mekanizma.

Kuvendi i Republikës së Shqipërisë i bën thirrje Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës të realizojë një raport vijues (folloë up report) dhe si rrjedhojë dhe një rishikim të Rezolutës 1782 (2011), duke rivlerësuar pretendimet për trafikim të paligjshëm të organeve njerëzore në Shqipëri dhe/apo në Kosovë, në dritën e zhvillimeve që kanë ndodhur gjatë kësaj dekade, fakteve, provave dhe informacioneve të përditësuara, sikurse dhe përsa i përket angazhimit, gatishmërisë dhe bashkëpunimit të plotë të Shqipërisë dhe Kosovës në shërbim të së vërtetës dhe vendosjes së drejtësisë” thuhet në një nga pikat e draftrezolutës.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit