13.7 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Tradhtia është e rëndë, por ja disa fakte që nuk i keni ditur më parë rreth saj!

- Advertisement -

Për ata që tradhtojnë, duket sikur kjo është koha më e mirë, sepse tradhtia nuk ka qenë kurrë më e lehtë se kaq. Të zbulosh një tradhti nuk është më një ‘problem i madh’. Kjo ndodh për shumë faktorë social dhe personal. Zbuloni më poshtë 5 fakte, nga studime të ndryshme, që ndoshta nuk i keni ditur më parë për tradhtinë…

1. Gratë kanë më shumë gjasa të tradhtojnë gjatë ovulacionit

Ovulacioni është një kohë ‘e vështirë’ për një grua. Ajo ndihet më seksi. Mund të vishet më provokuese – me rroba më të ngushta- në krahasim me një periudhë tjetër të muajit. Në një skemë evolucionare kjo ka kuptim të mirë: Ajo është më pjellore dhe flirtuese në të njëjtën kohë. Por a nuk duhet të mbyllet ky instinkt kur gruaja është në një lidhje? Sigurisht që jo. Kodi i saj gjenetik nuk e ka idenë se ajo është në një lidhje, nuk e ka idenë se çfarë do të thotë unaza e martesës. Në fakt, rezultatet nga një studim i Universitetit të Nju Meksikos, i botuar në “Proceedings of the Royal Society” sugjeron një lidhje të fortë midis ovulacionit (d.m.th., fertilitetit femëror) dhe një interesi të shtuar për burra të ndryshëm nga bashkëshorti i saj.

2. Burrat janë më të mirë se gratë në zbulimin e një tradhtie

E çuditshme por e vërtetë. Edhe pse shumë prej jush mund të kishit menduar të kundërtën deri më sot. Pavarësisht se gratë mendohen të kenë më shumë intuitë, duket se burrat kanë ‘një nuhatje’ më të mirë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit