1.2 C
New York
Thursday, December 4, 2025

Buy now

Trabzonspori merr vendim për Muçin

- Advertisement -

Futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Ernest Muçi ka bindur përfundimisht drejtuesit e Trabzonsporit për ta blerë kartonin e tij.

Tri gola të shënuar nga Muçi në dy ndeshjet e fundit, e kanë futur Trabzonsporin në garë për titullin e kampionit dhe te klubi turk tashmë janë të kënaqur me paraqitjet e tij.

Muçi është huazuar te Trabzonspori nga Beshiktashi, ekip me të cilin ka kontratë deri në verën e vitit 2027.

Për ta bërë transferimin e 24-vjeçarit të përhershëm, Trabzonspori do të paguajë 8.5 milionë euro kurse 1 milion euro tjera tashmë i ka paguar Beshiktashit për kartonin e tij.

Muçi në fillim të vitit të shkuar u transferua te Beshiktashi nga Legia e Varshavës për 10 milionë euro.

Të ngjashme

Të fundit