Milot Rashica është shndërruar në objektiv të skuadrës tjetër nga Turqia, Trabzonspor.
Është trajneri i Trabzonsporit, Fatih Tekke, ai që po insiston në transferimin e Rashicës, qoftë në afatin kalimtar të dimrit apo me të përfunduar sezoni aktual.
Rashica është pjesë e Beshiktashit, ekip me të cilin ka kontratë deri në vitin 2027.
Trabzonspori është gati të ofrojë deri në 5 milionë për Rashicën, të cilin po e sheh si përforcim të duhur për sulmin.
Aktualisht, Ernest Muçi është i huazuar nga Beshiktashi te Trabzonspori, ekip me të cilin po shkëlqen.






