-6.4 C
New York
Wednesday, January 22, 2025

Buy now

Prof. Dr, Rifat Latifi, fton për bashkëpunim Organizatën e Mjekëve Shqiptar të Maqedonisë së Veriut

- Advertisement -

Kryetari i Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës, Prof. Dr. Rift Latifi, bashkë me bordin e KCS-së, kanë takuar një delegacion të Organizatës së Mjekëve Shqiptar të Maqedonisë së Veriut.

Delegacioni nga Maqedonia e Veriut ishte në përbërje të, Prof. Dr. Rexhep Selmani, specialist kirurg i përgjithshëm dhe abdominal, Shef i repartit te koloproktologjise, Klinika Universitare, Shkup; Docent Dr. Ilir Hasani, specialist kirurg i përgjithshëm dhe traumatolog, drejtues i Klinikes së Traumatologjisë, Klinika Universitare, Shkup; Dr. Fesih Shehu, kirurg i përgjithshëm, spitali i Përgjithshëm, Strugë dhe Dr. Ferit Muharremi, kirurg i përgjithshëm, spitali i përgjithshëm, Gostivar dhe Dr Shenasi Jusufi, Neonatolog,
Zëvendës kryetar i Shoqatës
së Mjekëve shqiptar të Maqedonisë së Veriut!

Me këtë rast, kryetari i Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës, Prof. Dr. Rifat Latifi, shpalosi para delegacionit platformën e zhvillimit dhe funksionalizmit të Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës (KCS), duke e shtjelluar në shtatë elemente kryesore.
Fillimisht, Prof. Dr. Latifi shpalosi platformën e parë atë të “Ngritjes së kapaciteteve organizative te të gjithë anëtarësisë së Kolegjit; veçmas të kapaciteteve udhëheqëse dhe zhvillimit individual për të siguruar udhëheqje solide kolektive”.
Platforma e dytë sipas Prof, Dr. Latifit është “Fuqizimi organizativ dhe rregullator i të gjitha Komiteteve punuese si bërthamë e zhvillimit të aktiviteteve te KCS-së”, përderisa platforma e tretë është “Ngritja e kapaciteteve, akademike, shkencore dhe hulumtuese të anëtarësisë së KCS dhe krijimi i atmosferës profesionale në organizatë, përmes Kongresit Klinik vjetor, simpoziumeve, punëtorive të dedikuara në temat e rëndësishme zhvillimore, dhe pjesëmarrjen e KCS=së, në takimet ndërkombëtare shkencore; dhe krijimit të infrastrukturës së nevojshme organizative.

“Botimi i revistës shkencore “Kosova Journal of Surgery”(revistave shkencore në të ardhmen); librave shkencor kirurgjik, monografive të ndryshme kirurgjike, si monografive historike të kirurgjisë së Kosovës dhe asaj shqiptare në përgjithësi”, është platforma e katër e prezantuar nga Prof. Dr. Latifi, duke vazhduar me platformën e pestë, si “Ngritja e profesionalizmit reprezentues të anëtarëve të KCS-së, në shoqëri, dhe para organizatave tjera, përmes edukimit të vazhdueshëm dhe i fokusuar në lidership”.
Si platformë të shtatë, Prof, Dr. Latifi, prezantoj “Bashkëpunimi me organizatat ndërkombëtare të kirurgëve siç janë, Kolegji i Kirurgëve Amerikan dhe Kolegjeve të vendeve tjera të botës dhe, organizatave tjera shqiptare, dhe te kirurgeve dhe mjekeve te diasporës, në mënyrë qe te krijohet nje kohezion më i mirë kombëtar dhe ndërkombëtar”, dhe platforma e shtatë dhe e fundit, “Sigurimi i vazhdimësisë organizative, financiare, dhe legjislative te KCS=së, për t’u bërë reprezentues i denjë i pacientëve, dhe për të siguruar shërbime të larta e cilësore, dhe kirurgëve në secilën fazë të zhvillimit të tyre që nga fakulteti i Mjekësisë, në specializim, subspecializim, gjatë karrierës kirurgjike, e deri në pensionim dinjitoz.

Në fund, Prof. Dr. Latifi, falënderoj delegacionin Organizatës së Mjekëve Shqiptar të Maqedonisë së Veriut, për vizitën në Kolegjin e Kirurgëve të Kosovës, ku u dakorduan për nënshkrimin e një marrëveshje për bashkëpunim!
Ndërkaq, përfaqësuesit e Organizatës së Mjekëve Shqiptar të Maqedonisë së Veriut, falënderuan Dr. Latifin për mikpritjen dhe u zotuan se do të bashkëpunojnë ngushtë më Kolegjin e Kirurgëve të Kosovës, Ata shprehën gatishmërinë se do të jenë pjesë e çdo procesi shkencor, në mënyrë shqiptarët të jenë bashkë në shkencë, e posaçërisht në fushat e Kirurgjisë.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit